E Shtunë, 31 Tetor 2026

Si te pergatitni makinen per ne dimer

Me pajisjet dimerore nenkuptohet perdorimi i te kater gomave dimerore apo zinxhireve ne rrotat terheqese

Edhe pse moti deri tash ka qene me shume pranveror sesa dimeror megjithate automobilin duhet ta keni gati per dimrin e ftohte dhe te gjate. Per siguri ne rruge gjate dimrit ekzistojne dy lloj keshillash - me mire ti degjojme ato - sesa te pendohemi me pastaj.

Per dallim nga disa vende evropiane perdorimi i pajisjeve dimerore eshte i rregulluar ne baze kohore. Keshtu nga 15 nentori deri me 15 mars shoferet obligohen qe ato ti bartin ne makine.

Me pajisjet dimerore nenkuptohet perdorimi i te kater gomave dimerore apo zinxhireve ne rrotat terheqese - megjithate ekspertet keshillojne qe vozitesit nder tjera te kontrollojne domosdo frenat dhe aftesite e tyre frenuese - ashtu qe gjate frenimit ne rrafshine vetura nuk do te duhej te anonte.

Nderrojini filtrat dhe vajin e automobilit tuaj dhe kerkoni nga automekaniku qe ti kontrolloje kabllot dhe gypat e motorit per te pare ndonje demtim te mundshem. Kontrollojini dritat mekanizmin e ndezjes dhe gjendjen e baterise - madje rekomandohet edhe kontrolli i bazes se makines si dhe gjendja e pergjithshme e llamarines se automobilit.

Demtimet e vogla te ngjyres eshte me mire te riparohen para dimrit sepse shpesh kombinimi i kripes me balte - qe ngjiten ne makinen tuaj - mund ta perkeqesojne gjendjen e saj.

Vozitesit me pervoje nuk e perdorin kot shprehjen Gomat ta shpetojne koken. Bashke me frenat dhe mekanizmin drejtues gjate dimrit gomat jane elementi me i rendesishem i sigurise. Gomat e dimrit me formen e tyre karakteristike me lehte levizin neper bore sesa gomat verore. Keshtu automjeti do te levize me lehte nga vendi dhe me lehte do te ndalet respektivisht do te frenoje. shte e qarte se gomat e veres nuk do te ngjiten si duhet ne bore - andaj nuk do tju hyjne ne pune fare.

Ofertat qe mund ti gjeni ne treg dhe te gomistet nuk jane aspak me te keqija se ato ne shtetet perendimore. Pos gomave te shtrenjta nga prodhues me renome ne treg mund te gjendet edhe nje numer i madh gomash cilesore me cmim te arsyeshem.

shte shume e rendesishme qe te perzgjidhet kompleti i vertete i gomave per automjet nga i njejti prodhues dhe te montohen ne te kater rrotat e jo vetem ne ato terheqese sikurse eshte adet te ne.

Natyrisht nese buxheti familjar nuk lejon blerjen e gomave te dimrit dhe ne rast se ngisni neper rruge te qytetit mund te dimerohet edhe me goma universale te cilat mund te perdoren edhe gjate dimrit edhe gjate veres.

Vozitesit e automobilave me te vjeter gjithsesi duhet ta kontrollojne gjendjen e baterise qe te mos e sjellin celesin kot ne oret e ftohta te mengjesit dhe te degjojne gugatjen e makines apo edhe te kthejne koken nga ndonje fqinje i cili mund ti kete kabllot per ndezjen e makines.

shte po ashtu e rendesishme qe te kontrollohet edhe gjendja e fluidit ne automobil. Pikesepari uji qe sherben per ftohjen e makines. Para cdo dimri vozitesve u rekomandohet kontrollimi i antifrizit dhe nderrimi i tij me kohe.

Kushtojini vemendje edhe fluidit per pastrimit e xhamit te perparme i cili duhet ti rezistoje ngrirjes si dhe kontrollojeni gjendjen e fshesave te ketij xhami dhe atij te prapme.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›