Si u arrestuan dy italianet
FIER ndash Dy italianet u arrestuan ne fillim te muajit shkurt ndersa strehoheshin ne Vlore ne familjet e disa emigranteve te njohur. Policia e Fierit ne bashkepunim me ate te Vlores zhvilluan operacionin e koduar Furtuna duke cuar ne pranga italianet me banim ne Lece. Giuseppe Margiotta 33 vjec dhe Franco Galluci 31 vjec dyshohet se ne bashkepunim kane kryer nje sere vjedhjesh me dhune ne qarkun e Fierit. Sipas policise me 17 janar 2012 dyshohet se kane vjedhur me dhune ne bashkepunim nje tjeter argjendari ne qytetin e Fierit. Nderkohe qe me 26 janar 2012 ne Lushnje dyshohet se ata i kane vjedhur me dhune dy shtetasve shumen prej 1.5 milione lekesh te vjeter. Mesohet se blute arrestuan ne flagrance dy dite me pare shtetasin Giuseppe Margiotta teksa po grabiste argjendarine ne Ballsh. Ndersa 31-vjecari Franco Galluci u arrestua dje ne qytetin e Vlores gjate operacionit policor qe ka nisur per te kapur personat ne kerkim apo per te evidentuar mjete te vjedhura. Eumlshte bere i mundur edhe sekuestrimi i dy automjeteve te cilat autoret dyshohet se i kane perdorur ne realizimin e vjedhjeve perkatesisht automjeti tip Hyndai me targe TR 9739 P te cilin gjate ecurise se hetimit rezultoi se ata e kishin marre me qira para pak ditesh dhe automjeti tip Mercedes Vito me targe DE 742 FC ne pronesi te shtetasit Giuseppe Margiotta beri te ditur Policia. Mesohet se dy shtetasit italiane vinin shpesh ne Vlore dhe strehoheshin ne banesen e dy cifteve te moshuara te cilet i kishin femijet emigrante dhe kishin njohje me ta.
aq/shqiptarja.com
aq/shqiptarja.com