S’ia vazhdojnë kontratën Ozilit

Drejtori sportiv i Werder Bremenit, Klaus Allofs, ka dhënë një deklaratë ‘bombë’, duke thënë se mesfushorit Mesut Ozil nuk do t’i vazhdohet kontrata.
Ky fakt nënkupton se përfaqësuesi gjerman, i cili shkëlqeu në Botërorin 2010, mund të largohet gjatë kësaj vere nga Gjermania.
“Shpresonim që të arrinim një marrëveshje në ditët e para të Botërorit, por nuk arritëm një zgjidhje gjatë takimeve që patëm. Ishim në rrugën e duhur. Kishim idetë tona, por rruga nuk u kompletua”, tha Allofs. Për Ozilin, interesim së fundmi ka shfaqur ekipi spanjoll, Real Madrid.