E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sienna Miller, një flirt i ri

Londër, 22 Mars NOA – Sienna Miller, pas lamtumirës me Jude Law, është kthyer sërish në skenë. Biondja është parë menjëherë në shoqërinë e kolegut britanik Tom Sturridge dhe të gjithë pohojnë për një flirt të ri të saj.
të dy janë parë në shoqërinë e njëri-tjetrit në restorantin China Tang në Londër. Sienna është shfaqur tepër e tërhequr nga aktori 25-vjeçar, mik i ngushtë i Robert Pattinson.

“Qëndronin shumë pranë njëri tjetrit. Kishte përkëdhelje mes tyre, madje duke qëndruar të përqafuar shkëmbenin shikime të një flirti të vërtetë”, – këto ishin fjalët e një dëshmitari okular, i cili ka kërkuar të mbetet anonim.

Çifti sapo mbaroi darkën në restorant, pagoi llogarinë dhe u largua menjëherë me një taksi.

r.b/NOA

Lajme të ngjashmeMiller: Lidhja me Jude e patolerueshme pas tradhëtisëJude Law dhe Sienna Miller ndahen për të dytën herë Lidhje: Sienna Miller

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›