Siguria kibernetike, rrjedhin të dhënat e më shumë se 1 miliardë qytetarëve kinezë

Të dhënat personale të më shumë se 1 miliardë qytetarëve kinezë janë lënë të pambrojtura dhe publikisht të aksesueshme për më shumë se një vit, derisa një përdorues anonym ka ofruar t’i shesë ato në një forum hakerash.
Sipas eksperëve të sigurisë kibernetike, rrjedhja e këtyre të dhënave, që nëse është e vertetë do të ishte më e madhja në histori, nxjerr në pah rreziqet e mbledhjes dhe ruajtjes së të dhënave personale online, veçanërisht në vendet ku autoritetet kanë akses të gjerë dhe të pakontrolluar tek këto të dhëna. Ato ishin publikisht të aksesueshme përmes një adrese web-i që ofronte akses të pakufizuar për këdo që kishte dijeni për ekzistencën e saj dhe ky akses un mbyll pasi përdoruesi anonim i nxorri të enjten e shkuar të dhënat në shitje për 10 bitcoin që konverotohen në rreth 200 mijë dollar.
Përdoruesi pretendonte se baza e të dhënave ishte e policisë së Shangait dhe përmbante informacion sensitiv për rreth 1 miliardë shtetas kinez, përfshi, emrat, adresat, numrat e telefonit, numrat e identifikimit, moshat dhe vendlindjen e tyre si deh miliarda regjistrime telefonatsh që i ishin bërë policisë për raportimin e krimeve apo mosmarrëveshjeve mes qytetarëve. Kina ka një popullsi prej 1.4 miliardë banorësh, cka do të thotë se dhunimi i të dhënave mund të prekë më shumë se 70 përqind të poullatës. Lënia e të dhënave personale pa siguri dhe të ekspozuara është një problem në rritje me të cilat po përballen kompanintë dhe qeveritë në botë, dhe ekspertëtët e sigurisë thonë se nuk është e pazakontë të gjesh bazë të dhënash ku mund të hysh lirisht.
/rtsh/