Siguria në shkolla, Manastirliu: Do rrisim numrin e efektivëve

Një 15-vjeçar viktimë e një konflikti të çastit dhe 3 maturantë të përjashtuar është bilanci i muajit që po lëmë pas në shkollat e qytetit të Shkodrës.
Për ministren e Arsimit dhe Sporteve Ogerta Manastirliu ka ende vend për të përforcuar marrëdhëniet mësues-prind-nxënës. Krahas numrit të shtuar të punonjësve social ministrja vuri theksin edhe tek rëndësia e efektivëve të sigurisë në Shkolla
“Jemi duke punuar për rritjen e numrit të oficerëve të sigurisë në shkolla, pikërisht për të bërë të mundur parandalimin e fenomeneve të padëshiruara në këto ambiente”, tha Manastirliu.
Manastirliu bëri me dije se edhe për mësuesit do të ketë role shtesë krahas mësimdhënies.
“Jemi duke përfshirë përpos rolit të mësuesit edhe role të reja në shkollë të nevojshme për të zhvilluar më tej kapacitete e shkollës për të qenë më parën nxënësve dhe familjeve dhe për të adresuar sfidat që sot sholla kërkon”, u shpreh ministrja.
Forcimi i rolit të mësuesit, punonjësve social, rritja e efektivëve të sigurisë dhe bashkëpunimi me prindërit janë çelës kyç në parandalimin e rasteve të padëshiruara në shkolla.
Gazetare: M.Gjoni
/rtsh.al/