E Diel, 1 Nëntor 2026

Siguria rrugore në shkolla, policia afër nxënësve për edukimin e rregullave të qarkullimit

Siguria rrugore mbetet një ndër temat kryesore të edukimit në shkollat 9-vjeçare, ku nxënësit njihen me rregullat bazë të qarkullimit dhe sjelljen e sigurt në rrugë. Ora mësimore zhvillohet me fokus tek njohja e rregullave dhe përcjellja e mesazheve kryesore për sigurinë në rrugë.

“Sot është faza e 3 e sigurisë rrugore dhe mësojmë si të ecim si këmbësor, si pedalues biçikletë, dhe shohim sinjalistikën rrugore”, u shpreh Pëllumb Deda, Specialist i Policisë së Shtetit.

Shpesh fëmijët gabojnë si këmbësorë dhe njihen me mënyrat për t’i korrigjuar.

“Gabimet më të shpeshta tek fëmijët i shohim si këmbësor. Të respektojnë vijat e bardha dhe semaforët”, tha ai.

Ndërgjegjësimi i hershëm për sigurinë rrugore konsiderohet një hap i rëndësishëm në formimin e qytetarëve të përgjegjshëm dhe në parandalimin e aksidenteve.

Gazetare: Blerta Cina

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›