E Martë, 3 Nëntor 2026

Siguria ushqimore, shërbimi veterinar në bashkinë Gjirokastër inspektime në terren

Shërbimi veterinar në drejtorinë e bujqësisë në bashkinë Gjirokastër gjatë kësaj periudhe ka shtuar inspektimet në terren, kryesisht në subjektet me risk, për garantimin e sigurisë së shëndetit  të konsumatorëve .

Sipas përfaqësuesve të kësaj drejtorie me problematikë mbeten tregtarët ambulant.

Adelina Haxhiaj, përgjegjëse e sektorit të veterinarisë apelon për qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në blerjet ushqimore që kryejnë.

“Dalim çdo ditë në terren, kryesisht në tregun fruta –perime, tek dyqanet e tregtimit të mishit, peshkut apo tregtarët ambulant që shesin në trotuar“, tha ajo.

Shërbimi veterinar në bashkinë Gjirokastër do të vijojë inspektimet në terren për të  evidentuar  problematikat e mundshme përsa i përket sigurisë ushqimore.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›