E Martë, 3 Nëntor 2026

Sigurimet shoqërore, parlamenti i Shqipërisë së shpejti do të ratifikojë marrëveshjen me Italinë

Kuvendi i Shqipërisë do të ratifikojë më 16 maj projektligjin marrëveshjen ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Italisë në fushën e sigurimeve shoqërore. 

Ky projektligj do të shënojë një pikë të rëndësishme kthese për shpresat e emigrantëve shqiptarë që prej vitesh jetojnë në Itali që të mund të përfitojnë nga njohja e sigurimeve të ndërsjellta.

Marrëveshja do të votohet në kuvend pasi ka marrë më herët dakordësinë e disa komisioneve përgjegjëse parlamentare, duke nisur nga ai i Punës e Çështjeve Sociale, Komisioni i Ligjeve,  Komisioni për Politikën e Jashtme dhe ai për integrimin evropian.

Në shkurt të këtij viti Ministri për Evropën dhe Punet e Jashtme Igli Hasani ishte në Romë për të firmosur në emër të qeverisë shqiptare këtë marrëveshje me interes jetik për mijëra shqiptare.

Sipas statistikave numri i shqiptarëve në Itali varion nga 800.000 – 1 milion.

Gazetare Sonila Agostini

/ rtsh.al /

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›