Sikur kjo te ishte shfaqje ne Tirane
Për luftën mund të flitet edhe kështu, një pirg gazetash një histori, katër aktor që rrëfejnë se sa jo seriozisht merren luftërat ne Ballkan pas shpërbërjes.
Pjesa “Sikur kjo të ishte shfaqje” shkruar nga Almir Imshireviç nën regjinë e Agon Myftarit mbërrinë edhe në Tiranë. Në këtë drame pasqyrohen fakte për luftën e Kosovës trajtuar ne një këndvështrim më të veçantë mbi jetën në përgjithësi. Ne qendër është një udhëtar në një mjet transporti gjatë kohës së luftës, viti 1998 i cili vritet me snajper ku ndikohen jetët e të gjithë të pranishmëve ashtu si ndikohet edhe vet udhëtimi i tyre. Kjo ngjarje atëherë ritregohet nga gjithë udhëtarët, nga ata që kanë parë diçka e deri tek ata që mendojnë se kanë dëgjuar apo ata që kanë kaluar aty pranë.
Aktoret menjëherë pas shfaqjes rrëfejnë emocionet si dhe zgjedhjen e teatrit dokumentar si metodë mjaft funksionale për tejkalim të barrierave kulturore Trupa e teatrit La Rremë do te vazhdoj rrugëtimin në Ballkan dhe Evropë.