E Hënë, 2 Nëntor 2026

Silvinjo: Futbolli nuk të fal. Jemi në rritje, por…

Silvinjo ka komentuar barazimin 1-1 të arritur në Riga përballë Letonisë. “Futbolli nuk të fal, në pjesën e parë kemi gabuar”, ka theksuar braziliani në komentin e tij.

“Në minutat e para nuk kishim sjelljen e duhur, gabuam. U përmirësuam pas 20 minutash, por pësuam një penallti. Strakosha bëri një pritje të jashtëzakonshme, ndihmoi ekipin. Në pjesën e dytë merituam më shumë, por futbolli nuk është kush e meriton”.

“Pashë Laçin të lodhur, sepse ka bërë një ndeshje kundër Serbisë ku shpenzoi shumë energji. Edhe Hoxhën të bllokuar pak. Aktivizuam Muçin, një lojtar mes linjash, pastaj të tjerët”.

“Objektivi ishte të fitonim, mendoj se e kishim mundësinë, edhe ndaj Serbisë meritonim më shumë, por kur mbaron është një pikë. Në letër padyshim që duhej fituar, por futbolli nuk luhet në letër. Jemi në rritje, por e përsëris, duhet të përmirësohemi”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›