E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Silvinjo: I kënaqur me barazimin, nuk më pëlqyen minutat e para

Trajneri i përfaqësueses kuqezi, Silvinjo ka komentuar barazimin 0-0 të arritur në “Air Albania” përballë Çekisë në raundin e pestë të Ligës së Kombeve.

“Çekia është një skuadër e fortë, shumë e vështirë ndaj tyre. Janë fizik dhe me shumë intensitet. Nuk më kanë pëlqyer vetëm 20-25 minutat e para, por jam i kënaqur me paraqitjen e lojtarëve të mi”.

“Kemi bërë ndryshime në krahasim me ndeshjen në Pragë. Nëse do luanim si atje, me siguri do humbisnim. Jemi përshtatur, por është shumë e vështirë me një skuadër që ka lojtarë me një fizik të tillë”.

Mundësitë për vendin e parë – “Është një grup shumë i vështirë, nuk është e thjeshtë të përgjigjem. Është i ekuilibruar, mund të ndodhë gjithçka. Kemi avantazhin që luajmë në shtëpi”.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›