E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simbolet e antikomunizmit, miratohen datat që kujtojnë viktimat e diktaturës


Njëzet vjet pas rrëzimit të diktaturës 20 shkurti , dita e rrëzimit të bustit të ish-diktatorit Enver Hoxha në Tiranë shpallet si "ditë e përkujtimit të viktimave dhe të krimeve të komunizmit në Shqipëri. Në komisionin parlamentar të ligjeve është miratuar ky projektligj i cili ka si qëllim përcaktimin e disa simboleve në përkujtim të këtyre viktimave siç janë, përcaktimi i datës përkujtimore, ngritja e një muzeu , e një obelisku dhe disa monumenteve . Ky projektligj është propozuar nga Këshilli i Ministrave .
Ndërkohë gjatë diskutimit për ligjin e simboleve të përkujtimit të viktimave dhe krimeve të komunizmit në Shqipëri , u hodhën edhe disa ide që të ngrihet një monument edhe në Linzë , ku disa ditë më parë , u zbulua varreza masive e disa viktimave të regjimit komunist .

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›