E Shtunë, 31 Tetor 2026

Simon Cowell blen Ferrari-n e dytë brenda një viti (FOTO)

Në një libër biografik për të, thuhet se atij i pëlqen të bëjë shpenzime marramendëse.

Mogul-i i muzikës, krijuesi i X-Factor, Simon Cowell duket se nuk ka ndërmend ta harrojë këtë zanat.

Ai ka blerë një makinë Ferrari me ngjyrë argjendi vetëm pak muaj pasi ka blerë një model të ngjashëm të zi, 458 Italia.

Makina e tij e re është parë e parkuar në vilën e tij luksoze në Los Angeles.

Një makinë e tillë është aq e dëshiruar sa duhet të presësh tre vjet për të pasur një të tillë.

Të tjerë yje që ngasin makina të tilla janë Kim Kardashian, Gordon Ramsay dhe Fernando Alonso.

Cowell i shton flotës së tij këto dy makina super, ndërkohë që ka tre Rolls Royce, dy Bentley dhe një Lamborghini Gallardo Spyder.

Mos harroni të votoni kur të vijë X- Factor!

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›