E Enjte, 5 Nëntor 2026

Simpatizantët e PD mbushin sheshin “Nënë Tereza”, duket se anashkalohen rregullat kundër covid

Ka nisur zyrtarisht fushata elektorale e Partisë Demokratike, në Sheshin “Nënë Tereza”, në Tiranë. Edhe pse në situatë pandemie, ku sipas Komitetit Teknik nuk lejohet grumbullimi i më shumë se dhjetë personave, simpatizantët e PD, siç shihet dhe nga pamjet, duket se kanë shkelur rregullat.

Në podiumin e improvizuar organizatori u bën vazhdimisht thirrje pjesëmarrësve në që të qëndrojnë në makina, por thuajse të gjithë kanë dalë jashtë automjeteve duke mos mbajtur distancë me njëri-tjetrin. Simpatizantët e PD thërrasin në kor: “Rama ik!”, “Shqipëria fiton”,  “Lulzim Basha”, apo “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”.

Gjithashtu shesh janë edhe aleatët e Lulzim Bashës, si Fatmir Mediu i PR, Dashamir Shehi i LZHK, Agron Duka i PAA, Shpëtim Idrizi i PDIU, Vangjel Dule i PBDNJ. Pak më vonë, edhe PS do çelë fushatën nga Sheshi Skënderbej, ku situata duket më e qetë.

 

FOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin "NënëFOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin "NënëFOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin "NënëFOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin "NënëFOTO-VIDEO/ Simpatizantët e PD mbushin sheshin "Nënë

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›