Sinani investon miliona për rikthimin me Seldin
Sinan Hoxha dhe Seldi Qalliu sapo kanë shpërndarë në rrjetet sociale një spot promovues, ku prezantojnë turin e koncerteve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me rastin e 100-vjetorit të Pavarësisë. Nju Jork, Detroit, Chikago dhe Nju Xhersi janë destinacionet e koncerteve të tyre, bashkërisht me këngëtarë të tjerë, si: Meda, Poni etj.
Për të ftuar fansat në këto koncerte Sinani dhe Seldi kanë përgatitur një video në Chikago, ndërsa shfaqen të veshur të dy njësoj, me këmisha të bardha dhe kostume të zinj, stili më i ri me të cilin janë shfaqur në klipet e tyre të fundit. Ata prezantohen si një çift, ndërsa pohojnë se rikthehen në duet në këto koncerte madhështore për shqiptarët e Amerikës, në këtë 100- vjetor të Pavarësisë. Spotin ata e kanë titulluar Sinan Hoxha ft. Seldi Qalliu in USA Tour, në të cilin shfaqen shumë të lumtur. Për realizimin e klipit të ri thuhet se Sinani ka shpenzuar dyfishin e parave për klipet e mëparshme.
(Lajmin e plote e lexoni sot ne Panorama Plus)