Sindroma e liderit mbizoteron fushaten elektorale
Njohesit e rrethanave politike ne Kosove paralajmerojne zhvillimin e nje gare elektorale ne dhjetor sipas rendesise se liderit politik e jo te programeve te partive politike. Ata hedhin poshte mundesine qe te kete ndryshime me daljen ne skene te partive te reja politike dhe thone se as levizjet e individeve neper parti te ndryshme nuk flasin per nje proces me qellim te zhvillimit te demokracise se shtetit. Fushata elektorale per zgjedhjet e jashtezakonshme parlamentare zyrtarisht fillon me 2 dhjetor mirepo aktivitetet e partive politike kane filluar qe para shpalljes se dates se zgjedhjeve me promovimin e disa prurjeve te reja neper parti te ndryshme. Se sa te reja do te jene ndryshimet eventuale qe do te mund te sjellin keto levizje ne jeten politike ne Kosove mbetet ceshtje qe diskutohet ne radhet e analisteve dhe njohesve te rrethanave politike ne Prishtine thekson ne nje analize radio Europa e Lire. Ata thone se Kosova ende ballafaqohet me sic e quajne sindromen e rendesise se liderit politik ne procesin zgjedhor gje qe vendet e Europes Juglindore sipas tyre e kane kaluar prej vjetesh. Historiani dhe publicisti Jusuf Buxhovi shprehet pesimist per zbehjen e rolit te liderit partiak dhe rritjen e rendesise se programeve politike te partive gjate gares elektorale te zgjedhjeve te dhjetorit. Buxhovi thote se me levizjet e fundit te individeve neper partite kosovare deshmohet se prapa ketyre zgjedhjeve po mbizoteron interesi personal karshi atij per zhvillimin e demokracise. Per fat te keq ne jemi tani ne nje situate kur e gjithe fushata dhe e gjithe ajo qe po shihet se do te dominoje ne fushaten e ardhshme ka te beje me lideret ka te beje me individet e jo me programet politike. Ky do te jete nje handikap per demokracine dhe Kosoven ne pergjithesi. Ende pa filluar faza e fushates kemi nje karikim me individe te cilet kapercejne nga partia ne parti nga grupi ne grup. Te gjitha ato konsiderohen se jane gjera te rendesishme por ne te vertete ato nuk paraqesin asgje vetem nje degradim te gjithe kesaj shprehet Buxhovi duke shtuar se nje dukuri e tille ka mundur te verehet te subjekti i ri politik Lista LDK-Ibrahim Rugova. Buxhovi thote se prapa veprimeve permes te cilave pretendohet te sillen ndryshime ne skenen politike kosovare nuk fshihet qasja demokratike por interesat sic i quajti ai klanore. Gjithcka mund te kene por jo qasje demokratike... Gjithcka mund te kene por jo qasje demokratike e cila do ti ndihmoje Kosoves qe te shkoje perpara dhe te instaloje demokracine. Keto jane pra ceshtje te grupeve ceshtje te klaneve ceshtje te cilat kane per qellim qe ta mashtrojne votuesin dhe vecmas me ikona sic eshte ajo e Rugoves vlereson Buxhovi. Pervec listes LDK-Ibrahim Rugova ne zgjedhjet e jashtezakonshme per here te pare do te garojne edhe partia Fryma e Re dhe Levizja Vetevendosje. Publicisti Mehmet Kraja hedh poshte idene se keto parti nuk mund te sillnin ndryshime per shkak se sic shprehet ai ato qe tani jane profilizuar ne krah te partive pararendese apo te aferta me to. Jane profilizuar qe tani ne krah te partive respektivisht jane profilizuar ne ate forme qe imitojne partite pararendese te tyre ose te aferta me to. Jane qesharake sepse kane filluar ti imitojne partite tjera. Jane profilizuar qysh tani ne krah te partive respektivisht jane profilizuar ne ate forme qe imitojne partite pararendese te tyre ose te aferta me ta thote Kraja. Zgjedhjet e fundit qe u zhvilluan ne Kosove ishin ato per kryetaret e komunave dhe perberjet e reja te kuvendeve komunale e te cilat u mbajten ne nentor te vitit te shkuar. Pjesemarrja ne zgjedhje thuhej ishte pak mbi 40 per qind ndersa per shkak te parregullsive te evidentuara nga mekanizmat pergjegjes te administrimit te procesit zgjedhor ne disa komuna ishte zhvilluar raundi i dyte i votimeve.