Singapor arrestime per trukimet e ndeshjeve

14 persona, mes të cilëve edhe 2 femra, janë arrestuar në Singapor me akuzën e trukimit të ndeshjeve në nivel ndërkombëtar.
Mes të arrestuarve është edhe Eng Tan Set, i njohur ndryshe me pseudonimin Dan Tan, i cili është dhe kryetari i kësaj organizate. Sipas hetuesve dhe prokurorëve, në 10 vitet e fundit kjo bandë ka ndikuar në rezultatin e më shumë se 500 ndeshjeve duke qarkulluar një shumë marramëndase, 90 miliardë dollarë në vit. Mediat italiane theksojnë se mes ndeshjeve të trukuara janë dhe ato të Champions League. Për kapjen e Dan Tan është lëshuar një urdhër-arresti ndërkombëtar edhe nga gjykata italiane e Kremonës e cila në bazë të hetimeve ka zbuluar se kjo organizatë ka trukuar ndeshje edhe në kampionatin italian. Autoritetet e Singaporit nuk kanë bërë ende të ditur kombësinë e të arrestuarve në aksionin e këtyre 12 orëve të fundit. / Top Channel