E Diel, 1 Nëntor 2026

Sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare, Malaj: Moody’s sheh Shqipërinë në drejtimin e duhur

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit Moody’s ka përmirësuar perspektivën për Shqipërinë, duke e kaluar atë nga “e qëndrueshme” në “pozitive”.

Lajmi u bë i ditur nga ministri i Financave, Petrit Malaj, i cili e cilësoi këtë zhvillim si një sinjal pozitiv për ekonominë shqiptare.

Sipas ministrit, ndryshimi i perspektivës tregon se një prej agjencive kryesore ndërkombëtare të vlerësimit sheh zhvillime pozitive në ekonominë shqiptare.

“Sot dua të ndaj me ju një lajm të mirë për ekonominë shqiptare. Agjencia e Vlerësimit Moody’s ka përmirësuar perspektivën e Shqipërisë nga e qëndrueshme në perspektivë pozitive. Me fjalë më të thjeshta, një nga agjencitë më të rëndësishme ndërkombëtare po thotë se Shqipëria po ecën në drejtimin e duhur. Dhe kjo nuk vjen rastësisht.  Prej më shumë se tre vitesh, Shqipëria po regjistron një rritje ekonomike të qëndrueshme, rritje të të ardhurave dhe ulje të borxhit publik”, u shpreh ministri.


/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›