Sipas: Arif Gjongjini
Këtu tek ne mund të nisesh në një debat me mendje asnjanësi e të përfundosh i rreshtuar (me zgjedhjen tënde në rrugë e sipër apo edhe me emërim-cilësim nga të tjerët). Këtë bëjnë edhe ata që janë apo vetshpallen si intelektualë; edhe ata rreshtohen për të siguruar lëndë të parë për punën e tyre, për të siguruar ftesa televizionesh (domethënë: honorare), për të siguruar dëgjueshmëri (të cilën e kanë monopol partitë)… Autori në fund pyet: si i bëhet? Mendoj se i bëhet kështu: të ngulmohet që vota të shkojë për atë që e jep votuesi; krijimi i pushtetit të votës do rritë kërkesën ndaj qeverisjeve e ajo do jetë trysnia më efektive qoftë për qeverisje të mirë, qoftë largimin e qeverisjeve të këqija; në këto rrethana qytetarët do t’i kushtohen më shumë apo vetëm rritjes ekonomike, cilësisë së jetës, militantizmi ose do shuhet ose do rrudhet e atëherë do ketë opinion, megjithëse atëherë do të jetë më pak i domosdoshëm sa sot.