E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, luftimet në Alepo arrijnë deri në pjesën historike

Luftimet ndërmjet forcave qeveritare dhe atyre kryengritëse kanë arritur deri në pjesën qëndrore të qytetit të Alepos, duke shkaktuar zjarr në tregun mjesjetar, bëjnë të ditur aktivistët sirianë.

Ahmad al-Halabi aktivist në Alepo, thotë se zjarri ka shkatërruar pjesën më të madhe të këtij tregu që historikisht ka qënë aktraksion kryesor turistik në këtë qytet.

Zjarr shpërtheu ditën e tretë të ofensivës së kryengritësve në Alepo, i cili është qyteti më i madh në Siri.

Nga ana tjetër, forcat lojale ndaj presidentit Bashar al-Asad, kanë hedhur predha në lokalitetet në provincën jugore Dara, dhe në Deir Ezor në pjesën lindore dhe në kryeqytetin Damask.

Observatori për të Drejtat e Njeriut me seli në Londër thotë se rreth 117 vetë, prej tyre 71 civilë, janë vrarë në Siri

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›