E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri 200 te ekzekutuar nga Assad

Aktivistët e opozitës siriane lajmëruan të dielën se me dhjetëra trupa të pajetë u gjetën pranë një qyteti në afërsi të kryeqytetit Damask, në atë që përbën masakrën e radhës së trupave të presidentit Bashar al-Assad.

Sipas opozitës, viktimat e zbuluara në qytetin e Derias ishin ekzekutuar të gjitha gjakfohtësisht.

Një raportim i pakonfirmuar foli për mbi 200 trupa të zbuluar nëpër banesa, vendstrehime dhe bodrume të ndryshme.

Mediat ndërkombëtare e kanë të pamundur të verifikojnë vërtetësinë e këtij lajmi, për shkak të mungesës së aksesit në zonë.

Megjithatë, Televizioni Shtetëror Sirian deklaroi se “Deraja është pastruar nga mbetjet e fundit të terrorizmit”.

SiriaSiri, gushti muaji më i përgjakshëmOpozita: OKB të parandalojë katastrofën në HomsVdekja e gazetares, Siria ndjesë Japonisë Lajmi për masakrën e tmerrshme në Deraja vjen pas lëshimit të një ofensive të gjerë frontale të ushtrisë së rregullt mbi pozicionet e kryengritësve në qytet ditën e shtunë.

Ofensiva nisi pas dhjetë ditësh bombardimi intensiv, që dobësuan dukshëm pozicionet e rebelëve, të shpërtalluar më pas nga ndërhyrja e vendosur e ushtrisë.

Besohet se të ekzekutuarit ishin robër lufte dhe civilë. Siria
Siri, gushti muaji më i përgjakshëm
Opozita: OKB të parandalojë katastrofën në Homs
Vdekja e gazetares, Siria ndjesë Japonisë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›