E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri 24 te vrare ne protestat e djeshme

Të paktën 24 persona janë vrarë dje nga forcat e sigurisë në qytete të ndryshme të Sirisë, 10 prej të cilëve në përfundim të lutjeve në mbrëmjen e parë të muajit të Ramazanit.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtuesi i Observatorit sirian për të drejtat e njeriut.

“Dhjetra martirë humbën jetën dhe shumë të tjerë u plagosën nga të shtënat e forcave të sigurisë, gjatë manifestimeve në qytete të ndryshme të vendit, pas lutjeve të mbrëmjes”, ka deklaruar aktivisti.

Dhuna e regjimit të Bashar al Assad ndaj protestuesve është dënuar ashpër nga disa vende të Perëndimit, të cilat kërkojnë dorëheqjen e presidentit.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›