Siri, Kofi Anan pritet të takohet me Asadin
I dërguari i OKB-së dhe i Ligës Arabe në konfliktin e Sirisë, Kofi Anan pritet të takohet sot me presidentin Bashar al-Asad në përpjekje për gjetjen e një mënyre për zbatimin e planit të tij paqësor.
Bisedimet në Damask vijnë pas vrasjes së rreth 108 personave, kryesisht fëmijë dhe gra në qytetin qendror Houla me 25 maj.
Deri sa ka filluar vizitën e tij në Siri të hënën, Anan e quajti masakrën “një moment të tmerrshëm me pasoja të thella”.
Anan tha se ata që janë përgjegjës duhet ta mbajnë llogarin për atë që kanë bërë, dhe u bëri thirrje “të gjithë atyre që përdorin armë" të veprojnë në përputhje me planin gjashtë pikësh të tij për të ndihmuar në fund e 15 muajve të dhunës.
Këshilli i Sigurimit ka dënuar sulmin në Houla. Damasku akuzon luftëtarët e opozitës se e kanë kryer masakrën.