Siri, Liban - Marrëveshje për hapjen e ambasadave
Siria dhe Libani njoftuan se kanë rënë dakord të vendosin marrëdhënie diplomatike dhe të hapin ambasada për të parën herë në kryeqytetet e tyre.
Presidenti i Francës, Nikolas Sarkozi, e bëri të njohur vendimin të shtunën pas bisedimeve në Paris me Presidentin e Sirisë, Bashar al-Asad dhe homologun e tij libanez, Mishel Sulejman. Zoti Sarkozi e quajti marrëveshjen "historike."
Marrëdhëniet midis Sirisë dhe Libanit kanë qenë të tendosura që nga vrasje në vitin 2005 të ish-Kryeministrit të Libanit, Rafik Hariri dhe tërheqjes së detyruar të trupave siriane nga Libani disa muaj më pas.Siria u fajësua nga një opinion i gjerë për vrasjen, por ajo mohon të jetë e përfshirë.
Zoti
Sarkozi gjithashtu tha dje se ai kërkoi ndihmën e Sirisë për zgjidhjen e
programit të diskutueshëm bërthamor të Iranit. Zoti Asad tha se ai do të
bisedojë me iranianët, por pohoi se duket se nuk ka prova që programi i Iranit
të ketë qëllime ushtarake. //bsa//