E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri Rusia mbyll konsullaten ne Aleppo

Konsullata e Përgjithshme Ruse në qytetin më të madh sirian ndërpreu për një afat të pacaktuar operacionet e saj ditën e mërkurë, lajmëroi Agjensia Shtetërore e Lajmeve “RIA Novosti”.

”Puna e Konsullatës së Përgjithshme të Federatës Ruse në Aleppo është pezulluar”, informoi Ministria e Jashtme në një deklaratë. “Përsa i përket të gjitha çështjeve, përfshi ato me karakter konsullor, të interesuarit duhet t’i adresohen Ambasadës Ruse në Damask”.

Besohet se vendimi për mbylljen e konsullatës u mor si rrjedhojë e intensifikimit të luftimeve në qytetin me dy milionë banorë dhe pamundësisë për të mbrojtur selinë diplomatike nga një goditje e mundshme.

Mësohet SiriaSiri, mbi 80 të vdekur në Aleppo Siria “eksporton” krizën në Lindjen e Mesme Siri, rebelët marrin pika strategjike se i gjithë stafi diplomatik dhe familjet e tyre janë shpërngulur paraprakisht.

Në të shkuarën, kryengritësit që po luftojnë për rrëzimin e regjimit në Siri kanë djegur publikisht flamurin dhe simbolet kombëtare ruse, për shkak të mbështetjes që Moska zyrtare i ka dhënë presidentit Bashar al-Assad.

Disa rezoluta me sanksione ekonomike, politike dhe ushtarake ndaj Damaskut janë bllokuar në Këshillin e Sigurimit në OKB, nga veto kundër e vendosur prej Rusisë dhe Kinës.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›