E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri armet kimike ne baza te sigurta

Siria ka grumbulluar të gjithë arsenalin e saj të armëve kimike në dy baza të mbrojtura mirë nga ushtria kombëtare, deklaroi Ministria e Jashtme Ruse ditën e dielë.

Më përpara, Damasku mbante arsenalin e tij të madh të armëve kimike në rajone të ndryshme të vendit, por mundësia e rënies së këtyre armëve në duart e gabuara duket se po merret gjithmonë e më seriozisht nga presidenti Bashar al-Assad, sidomos në një moment kur sinjalet për fitoren e kryengritësve janë duke u shtuar vazhdimisht.

Ndërsa lufta civile po i afrohet përfundimit të vitit të saj të dytë, rebelët kanë aktualisht pozitat më të forta në SiriaMoska refuzon ndërmjetësiminNATO: Siria po përdor raketa “Scud” OKB kërkon 1,5 mld $ për Sirinë të gjithë këto 21 muaj.

”Për momentin, Siria është duke bërë maksimumin për të mbrojtur sa më mirë armët e saj të shkatërrimit në masë”, deklaroi ministri i Jashtëm rus, Sergei Lavrov, në agjensinë “Ria Novosti”.

”Ne kemi shprehur edhe më parë shqetësimin tonë për mundësinë e përdorimit të këtyre armëve dhe Damasku i ka marrë seriozisht në konsideratë këto shqetësime”.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe vendet aleate të NATO-s kanë paralajmëruar më parë se përdorimi i armëve kimike në luftën civile, që i ka kushtuar jetën të paktën 45 mijë sirianëve deri tani, do të përbente vijën e kuqe, përtej së cilës do të vijonte një ndërhyrje ushtarake që do të rrëzonte regjimin.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›