Siri, arrihet marrëveshje armëpushimi për festën e Bajramit
I dërguari i Kombeve të Bashkuara dhe Ligës Arabe për Sirinë, Lakhdar Brahimi tha se qeveria siriane dhe disa grupe rebele janë pajtuar për një armëpushim gjatë festës së Bajramit.
Duke folur sot në Kajro, Brahimi tha se qeveria siriane do ta lëshojë gjatë ditës së sotme ose të nesërme një deklaratë lidhur me pranimin e plotë të marrëveshjes. I dërguari tha se shumica e grupeve të tjera rebele gjithashtu janë pajtuar në parim për një armëpushim gjatë festës.
I dërguari i Kombeve të Bashkuara për Sirinë nuk tregoi se për cilat grupe rebele bëhet fjalë. Festa myslimane e Bajramit fillon të premten dhe zgjatë tri apo katër ditë.
24 tetor 2012 (gazeta-Shqip.com)
Siri, arrihet marrëveshje armëpushimi për festën e Bajramit burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip