E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri beteje e ashper ne burgun e Alepos

Trupat e qeverisë siriane dhe kryengritësit janë përfshirë në përleshje të ashpra në afërsi të një burgu të ndodhur në qytetin e Alepos.

Sipas raportimeve, kryengritësit kanë tentuar që të shpërthejnë muret e burgut dhe të lirojnë rreth 4 mijë rebelë që mbahen të izoluar në brendësi. Nga ana e saj, ushtria e rregullt ka reaguar duke u kundërpërgjigjur me artileri, predha tanku e bombardime ajrore. Sipas korrespondentëve ndërkombëtare, aktualisht është duke u zhvilluar një betejë e ashpër, pasi një pjesë e mureve të jashtme të burgut janë rrëzuar, e kryengritësit po tentojnë një mësymje në shkallë SiriaSiri, shpërthim në zemër të Damaskut Kanibalizëm në Siri “Assad të largohet nga politika” të gjerë, pavarësisht rezistencës së gardianëve. Disa dhjetëra viktima raportohen nga të dy palët, ndërsa është e paqartë se cila është gjendja e vërtetë mes palëve në fushëbetejë. Ndërkohë, gjatë së mërkurës, Ushtria e Lirë Siriane, grupimi që përmbledh të gjitha forcat e bashkuara kundër Bashar al-Assadit, premtoi se do të marrë masa ndaj një kryengritësi, i cili shfaqej në një video duke ngrënë zemrën e një ushtari të vrarë, një imazh mizor që shkaktoi një valë tronditje në të gjithë mediat ndërkombëtare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›