Siri dhjetera mijera braktisin vendin ne 48 ore

Me mijëra sirianë refugjatë lufte po dynden në kufi me vendet fqinje, ndërsa lufta midis ushtrisë së rregullit dhe kryengritësve ashpërsohet dita ditës.
Sipas vlerësimeve të Agjensisë së Refugjatëve të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, më shumë se 30 mijë persona kaluan kufirin për në Liban gjatë 48 orëve të fundit.
Këshilli i Sigurisë në OKB vendosi të premten që të shtyjë misionin e tij të vëzhgimit në Siri edhe me një muaj përfundimtar.
Ndërkohë, përleshjet kanë vazhduar në kryeqytetin Damask, ku ushtria është duke realizuar një mësymje në lagjen periferike të Midanit.
Televizioni Shtetëror raportoi se “zona e Midanit është spastruar nga terroristët”. Kryengritësit gjithashtu konfirmuan se bënë një “tërheqje taktike” nga zona, si rrjedhojë e bombardimit të vazhdueshëm.
Gazetarët u lejuan të hynin në lagje në fundjavë, ndërsa fotografitë treguan shkatërrime masive, kufoma që dergjeshin në rrugë dhe trupa tankesh e makinash të shkrumbuara.
Sipas raportimeve të fundit, luftime të ashpra janë duke u zhvilluar edhe në qytetin e dytë më të madh të vendit, Alepo.
Rreth 18 mijë persona kanë humbur jetën deri tani në 16 muajt e luftës civile, vlerëson OKB.