Siri dhuna skursen as femijet

Qendra e dokumentimit të viktimave, e ngritur nga opozita dhe aktivistët e të drejtave të njeriut në Siri, njoftuan për të paktën 34 persona të vrarë nga dhuna në Homs dhe Daraa, vetëm ditën e sotme.
Mes viktimave, thuhet në njoftimin e aktivistëve, 33 janë civilë dhe një është anëtar i forcave qeveritare. Ndërkohë ndër civilët 2 janë viktimat të regjistruara në radhët e minorenëve, njëri në Homs dhe tjetri në Daraa.
Ndërkohë, makineria e vdekjes e regjimit sirian duket e vendosur të mos lejojë sirianët t'i shpëtojnë dhunës.
Sipas 'Human Rights Watch', me qindra mina janë vendosur në zonat kufitare me Libanin dhe SiriaQeveria siriane refuzon propozimet e AnanitSiri, mbi 8 mijë të vdekur nga dhuna Siri, masakrat në video Turqinë, pikërisht në rrugët e përdorura nga refugjatët që tentojnë largimin nga vendi.
Organizata me seli në Nju Jork thotë se ka prova të shumta në mbeshtetje të pohimeve të saj, përfshi rrefime të dëshmitarëve okularë dhe specialistëve të çminimit. "Siria ka ndërmarrë një sërë masash për kontrollin e plotë të kufijve, dhe vendosja e minave tokësore ishte pjesë e planit të saj", thuhet në raportin e 'Human Rights Watch'.
Në plan diplomatik, përpjekjet për zgjidhjen e krizës vazhdojnë. Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov mori pjesë në një takim të Ligës Arabe në Kajro, ku palët u pajtuan me një plan 5 pikësh i cili të ndihmojë në kapërcimin e këtij ngërci. Liderët arabë i kërkuan megjithatë Moskës të mbështesë planin e paqes që përfshin kërkesën e largimit të Bashar al Assadit nga pushteti.