E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri islamistet pushtojne qytetin naftenxjerres

Luftëtarërt islamikë të frontit të Al-Nusrës, pjesë e lëvizjes kryengritësve siriane, pushtuan një qytet naftënxjerrës në verilindje të vendit, raportuan mbrëmjen e së enjtes mediat ndërkombëtare.

Një video e militantëve duke festuar u publikua në një rrjet shoqëror, ndërsa në luftimet për marrjen e Al-Shadahës, pranë kryeqendrës së Hasakës, besohet se humbën jetën 30 mitantë, 100 ushtarë sirianë dhe dhjetëra civilë.

Prej një jave, forcat kryengritëse në të gjithë Sirinë kanë bërë avancime të rëndësishme, duke vendosur nën presion të shtuar forcat e presidentit Bashar al-Assad.

Aktualisht, një mësymje e gjerë e rebelëve po ndodh mbi kryeqytetin Damask, mbi Alepo SiriaSiri, bilanci i viktimave shkon në 70 mijëIncident në kufirin turko-sirianSiri, energjia nën kontrollin e kryengritësve dhe ka kaluar në dorë të rebelëve edhe hidrocentrali më i madh i vendit.

Rreth 70 mijë sirianë kanë humbur jetën në dy vite luftë civile, e cila pavarësisht avancimeve të rebelëve, duket ende larg fundit të saj.

Siria
Siri, bilanci i viktimave shkon në 70 mijë
Incident në kufirin turko-sirian
Siri, energjia nën kontrollin e kryengritësve

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›