E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri kryengritesit ne kufirin turk

Kryengritësit sirianë pushtuan një pikëkalimi kufitar në kufirin me Turqinë, ku ngritën flamurin e tyre dhe hoqën portretet e Presidetit Bashar al-Assad.

Lajmi u raportua nga Agjensia Zyrtare Turke “Anadolu”. Rebelët pushtuan pikëkalimin e Tal Abijadit, në veri të Sirisë.

“Ushtarët turq në krahun tjetër të kufirit u bashkuan me festimet e kryengritësve sirianë në këtë fitore të rëndësishme që lehtëson lidhjen e rebelëve me Turqinë”, shkrunte “Anadolu”.

Lidhja e sigurt me Turqinë është shumë e rëndësishme për Ushtrinë e Lirë Siriane, e cila ka prapavijat përtej kufirit dhe mbështetet fuqimisht nga qeveria e kryeministrit SiriaSiria, Ki Moon: Ndërhyrja ushtarake, jo zgjidhjeSiri, luftë në Damask Blair: Më shumë presion ndaj Assad Recep Tayyip Erdogan.

Ndërkohë, në zhvillime të tjera të ditës, një kryediplomat Iranian mbërriti në Siri, për të biseduar mbi krizën në vend me presidentin Bashar al-Assad.

Gjithashtu, një grup opozitar publikoi shifrën e mbi 26 mijë të vdekurve të dokumentuar që nga marsi 2011. Besohet se bilanci i viktimave në një vit e gjysmë luftë civile në vendin arab është prej 28-35 mijë personash, me mbi një milionë e gjysmë që kanë braktisur shtëpitë e tyre.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›