E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri lufta per Damaskun

Damasku eshte kthyer ne skene luftimesh te ashpra mes forcave qeveritare dhe rebeleve te Ushtrise se Lire siriane, nder me te rendat per kryeqytetin e Sirise qe nga fillimi i konfliktit.

Aktiviste e qytetare flasin per zjarr mortajash sidomos ne jug, ne Tadamon e Midan, si dhe prane kampeve te refugjateve palestineze. Shkembimi i zjarrit ka vazhduar pergjate gjithe nates, deri ne oret e para te mengjesit te së hënës.

Perleshje u raportuan edhe ne perendim, ne Kfar Susa, ku nje autokolone e ushtrise u sulmua nga luftetaret rebele. Banoret kane nisur te largohen nga zonat e konfliktit, ndersa ne disa pjese te tjera te qytetit protestuesit bllokuan SiriaKryqi i Kuq: Siria në luftë civileJetë luksi për gruan e AssadSiri, sulmi në Tremseh, ndaj rebelëve rruget me goma makinash, te cilave u vune flaken.

Problemet kane qene te vazhdueshme ne keto rajone qe nuk ndodhen me larg se 4 apo 5 kilometra nga qendra e Damaskut. Pershkallezimi i situates vjen ne kohen kur i derguari i OKB-se dhe Liges Arabe per Sirine, Kofi Anan po pergatitet per nje takim me ministrin e Jashtem rus, Sergei Lavrov.

Bisedimet mes tyre do te perqendrohen tek kriza ne vend, si dhe mundesia e gjetjes se nje rrugedaljeje. Anan pritet te nxise Lavrovin t'u kerkoje autoriteteve ne Siri fillimin e tranzicionit politik, edhe pse pak shenja ka qe Kremlini do ta beje vertetë. Keshilli Nderkombetar i Kryqit te Kuz deklaroi se konflikti sirian tashme mund te quhet lufte civile ne kuptimin e plote te fjales, çka do te thote se luftetaret anembane Sirise jane tani subjekt i konventave te Gjeneves dhe ne te ardhmen, mund te kthehen ne objektive te hetimeve per krime lufte.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›