E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri luftime te ashpra ne Alepo dhe Homs

Grupet opozitare siriane raportojnë për përleshje të ashpra në dy ditët e fundit me forcat e regjimit në Alepo dhe Homs, dy kryeqendra e lëvizjes opozitare të armatosur.

Grupi Koordinator Lokal, një organizëm opozitar flet për 112 të vrarë, pjesa më e madhe civilë, në të gjithë Sirinë. 38 prej viktimave, sipas të njëjtave burime, u regjistruan në kryeqytetin Damask dhe zonat përreth tij.

Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut thotë se përleshjet më të mëdha mes forcave të regjimit dhe rebelëve të armatosur, kanë ndodhur në lagjet Saif –al-Daula, Hanano dhe Sakhour të Alepos. Ushtria siriane ka përdorur artilerinë e rëndë tokësore si SiriaSiria, Assange: Po manipulohet media Siri, mbi 140 të vrarë gjatë së enjtes Presidenti egjiptian zemëron Damaskun dhe avionët për të sulmuar bazet e rebelëve në këto lagje. Këta të fundit njoftuan rrëzimin e një avioni luftarak të regjimit, që u konfirmua më vonë edhe nga vetë Damasku.

Besohet se 31 ushtarë, mes tyre edhe një oficer i lartë të regjimit janë vrarë në Itha, qytezë pranë Alepos. Televizioni shtetëror transmetoi pamje nga luftimet duke deklaruar se forcat qeveritare vranë “një numër të madhe terroristësh” ditën e premte.

Ndërkohë, në Këshillin e Sigurimit mbeti pezull kërkesa e Turqisë për formimim e zonave të sigurisë brenda Sirisë në mënyrë që të sigurohet jeta dhe ushqimi i të zhvendosurve të luftës. Ideja e Ankarasë, që është edhe pritësja më e madhe e refugjatëve sirianë, nuk gjeti mbështetje as nga Perëndimit. Ministri i jashtëm francez dhe ai i Britanisë së Madhe deklaruan se krijimi i këtyre zonave do të kërkonte patjetër ndërhyrje ushtarake nga jashtë, që ne për momentin po përpiqemi të shmangim.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›