E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri luftime te ashpra

Sulmet ajrore mbi lagjet-bastione të opozitës në Damask një ditë më parë, dëshmuan edhe një herë brishtësinë e armëpushimit të ndërmjetësuar nga i dërguari i OKB-së, Lakhdar Brahimi.

Perleshje mes trupave qeveritare dhe forcave rebele u raportuan ne disa rajone te Sirise. Por ne te vertete, pushimzjarri nuk qe asnjehere i efektshem, te pakten sipas aktivisteve opozitare. Ata pretendojne se qe ne diten e pare te marreveshjes, te premten, u vrane 150 vete, ndersa e diela e rendoi bilancin e viktimave me 50 persona te tjere.  

Brahimi shpresonte qe pakti per t`i dhene fund luftimeve gjate festes se Kurban Bajramit do te sherbente si SiriaSiri, dita e parë e armëpushimit, 146 të vrarëSiri, shkelet armëpushimiSiri, ushtria dhe rebelët ndalin sulmet baze per nje proces te mirefillte paqeje. Por aty ku deshtoi nje here paardhesi i tij Kofi Anan, as diplomati algjerian nuk pati suksesin e deshiruar. Video amatore të publikuara në You Tube, përforcojne pohimet  e organizatës “Vëzhguesi Sirian për të Drejtat e Njeriut” me bazë në Britani, se sulmet ajrore qeveritare kishin patur objektiv lagjet periferike të kryeqytetit.

Luftimet e se dieles perkuan me diten e trete të marrëveshjes - tentativë për amëpushim 4-ditor ndermjet dy paleve në konflikt. Luftimet dhe sulmet me bomba ne kryeqytetin sirian dhe zonat perreth tij jane pershkallezuar ndjeshem muajt e fundit, duke i dhene nje goditje te forte Qeverise se Asadit dhe imazhit te paprekshmerise qe regjimi eshte perpjekur te krijoje. Kontrolli i Damaskut dhe qytetit me te populluar te vendit, Alepos, konsiderohet i nje rendesie kyce dhe perballja eshte perqendruar pikerisht aty.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›