E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri masaker afer Hamas 35 te vrare

Të paktën 35 persona, shumë prej te cilëve të afërm të së njëjtës familje, janë vrarë gjatë një ekzekutimi të ndërmarrë nga forcat e regjimit sirian në provincën e Hamas.

Duket se gjithcka ka nisur nga një bombardim, në fshatin e Al Fan al Shamali në një nga provincat më të përgjakura gjatë muajve të fundit, që kur konflikti sirian ka nisur.    

Lajmin e bën të ditur komiteti i koordinimit lokal, sipas të cilit viktimat vetëm gjatë ditëes së dielë janë 67 në të gjithë vendin të paktën deri orët e pasdites.  

Ndërkohë rebelët sirianë kanë kapur të shtunën të paktën 16 SiriaSiri, betejë për bazat ajrore Siri, luftime të ashpra në Damask Siria, Assange: Po manipulohet media anëtarë të forcave të armatosura të qeverisë, pas një sulmi në bazën e mbrojtjes ajrore Boukamal, në lindje të vendit.

Pikërisht bazat ajrore pritet të kthehen në “mollën e sherrit” mes besnikëve të regjimit të Bashar al Assad dhe kryengritësve, burime nga të cilët bëjnë me dije se janë regjistruar 1600 viktima në 7 ditë.

Siria
Siri, betejë për bazat ajrore
Siri, luftime të ashpra në Damask
Siria, Assange: Po manipulohet media

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›