E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri masakrohen femije ne Alepo

Nje tjeter masaker femijesh, serish ne Alepo. Gjakderdhja ne Siri nuk ka te ndalur.

9 te mitur ishin ne mesin e 15 viktimave te nje bombe qe goditi lagjen Sheik- Maksud te kryeqendrës veriore të Sirisë. Te dyja palet ne konflikt presin me padurim ta shtien ne dore kete lagje strategjike me shumice kurde. Sheik-Maksudi ndodhet ne nje koder ne skajin verior te Alepos dhe sheh per nga qyteti. Pozicioni i saj e ben teper te lakmuar per faktin se kush arrin SiriaSiri, rrëmbehen 4 gazetarë italianë Al-Assad paralajmëron efektin dominoUNICEF: Nuk ka fonde për refugjatët sirianë ta kontrolloje, ka mundesine te qelloje objektivat e kundershtarit me zjarr mortaje e artileri. Alepo dhe Damasku, dy qytetet me te medha te Sirise, jane dy prej fronteve kritike te luftes mes qeverise se Bashar al-Assadit dhe rebeleve qe kerkojne ta permbysin. Presidenti sirian deklaroi se fundi se po ra Siria, e gjithe Lindja e Mesme do te perfshihet nga nje efekt domino. Assad e pranon se vendi eshte ne kaos, por serish kembengul se rrezimi i tij do te shkaktonte nje termet rajonal, i cili ka do te zgjase per dekada te tera. Ne kete menyre, kreu i regjimit sirian vazhdon te pretendoje se pa te, nuk mund te kete stabilitet. Pushteti i Assadit eshte megjithate, gjithmone e me i kercenuar nga rebelet qe kane marre se fundi kontrollin e disa lagjeve te kryeqytetit. Ne duart e tyre ndodhen tashme pjese te tera te veriut te vendit dhe muajin e kaluar, arriten t’i shtojne listes se tyre te trofeve kryeqendren e pare rajonale, Raqqa-ne.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›