E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri mund te rifilloje misioni i Liges Arabe

Kreu i OKB-së Ban Ki-moon deklaroi se Liga Arabe po planifikon të rifillojë misionin e saj në Siri, pasi ka kërkuar ndihmë nga organizata.

Ban Ki-moon e përshkroi si "katastrofike" mos rënien dakord mbi rezolutën e OKB-së në Siri,  pasi kjo e kishte inkurajuar Damaskun "të shtojë dhunën mbi njerëzit e vet".

Bashkësia ndërkombëtare është duke u përpjekur për të gjetur një rrugëzgjidhje për krizën, pasi Rusia dhe Kina bllokuan rezolutën javën e kaluar.

Forcat siriane janë duke vazhduar sulmet mbi fortesat e opozitës në vend. Qindra njerëz kanë vdekur në qytetin qëndror të Homs, pas disa ditësh bombardimesh të rënda.
Siria
Siri, Britania në ndihmë të opozitës
SHBA: Asad, i ke ditët e numëruara
Siri, Lavrov takon Asad

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›