E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, ndërpritet lidhja e internetit në vend

Lidhjet e internetit anembanë Sirisë janë shkëputur gjatë natës së të martës, bëjnë të ditur disa uebsajte globale monitorimi.

Google raportoi se shërbimet e saj u bënë të paaksesueshme në Siri rreth 21:45 me orën lokale, ashtu siç raportuan edhe The Renesys, Akamai dhe BGPmon.

Duket se Siria është zhdukur gjerësisht nga interneti, tha Dan Hubbard, shef teknologjie për Umbrella Security Labs.

Edhe faqja e internetit të agjencisë shtetërore të lajmeve në Siri dhe disa faqe të tjera qeveritare nuk mund të hapeshin.

Stafi i CNN në Damask nuk mund të lidhet përmes internetit. Në një hotel, stafi tha se interneti u ndërpre në hotel dhe në gjithë Damaskun.

Aktivistë opozitarë raportuan për ndërprerje të energjisë dhe të internetit në Damask por edhe në gjithë vendin, duke paralajmëruar se ndërprerja e rrugëve të komunikimit mund të jetë një sinjal kërcënues.

Komiteti për Koordinimin Lokal, opozitar në Siri, tha se rrjetet e aktivistëve duhet të vendosin të gjithë përgjegjësinë ndaj forcave të regjimit për dhunën apo masakrat ndaj civilëve. Shkaku i kësaj ndërprerjeje është ende i paqartë.

Edhe pse nuk mund të komentojmë ende se çfarë e shkaktoi këtë ndërprerje, incidentet në të kaluarën janë lidhur me urdhrat qeveritare për ndërprerje dhe shkatërrime të infrastrukturës, që përfshin edhe ndërprerjet e energjisë apo prerjen e lidhjeve me fibra tha Hubbard.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›