E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri nje grup i rebeleve i bashkohet Al-Kaedes

Drejtuesi i ftontit “Al-Nusra”, një grup xhihadist i rreshtuar me lëvizjen kryengrityëse në Siri, shpalli aleancë me organizatën terroriste më famëkeqe në botë, “al-Kaedën”.

Lajmërimi i Abu Mohammed al-Jaëalani, numrit dy të Al-Kaedës, u bë në disa faqe ekstremiste, në të cilën u shpall shkrirja e kryengritësve sirianë, me grupin kryesor, të drejtuar deri në 2011-n nga Osama bin Laden dhe tashmë nga Ayman al-Zauahiri. Në deklaratë saktësohej se bashkimi i Al-Nusrës me Al-Kaedën nuk do të ndryshojë qëndrimin dhe angazhimin e këtij grupimi, përkrah rebelëve që kërkojnë të rrëzojnë qeverinë e presidentit Bashar al-Assad. Al-Nusra konsiderohet përgjegjëse SiriaOKB: Ndihmë refugjatëve sirianëSHBA, armë për rebelët në SiriSiri, masakrohen fëmijë në Alepo për organizimin e sulmeve vetvrasëse në Siri, ndërsa Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shprehur disa herë në të shkuarën shqetësimin e tyre për radikalizimin e mundshëm të lëvizjes kryengritëse. Përfshirja e islamistëve në luftën civile është përdorur gjerësisht nga presidenti al-Assad për arsye propaganduese. Në disa shfaqje publike, Presidenti i Sirisë ka spekuluar se nëse regjimi i tij do të rrëzohet, radikalët do të marrin pushtetin në të gjithë vendet e Lindjes së Mesme, diçka që do të ketë rrjedhoja fatkeqe për të gjithë globin. E nisur në mars 2011, lufta civile i ka kushtuar jetën mbi 70 mijë sirianëve deri tani, ndërsa numri i të zhvendosur nga banesat e tyre për shkak të luftimeve llogaritet me miliona.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›