E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri pershkallezohet dhuna ne Alepo

Kombet e Bashkuara deklarojnë se luftimet në qytetin sirian të Alepos janë intensifikuar ndjeshëm në ditët e fundit.

Sausan Ghosheh nga misioni i OKB-së në Siri tha për BBC se forcat e opozitës tashmë zotërojnë armatime të rënda, përfshirë tanke që u janë marrë forcave ushtarake.

Zyrtarja u bëri thirrje të dyja palëve që të tregohen të përmbajtura dhe që të dallojnë civilët dhe luftëtarët në konflikt.

Ndërkohë, raportime të tjera sugjerojnë se trupat ushtarake kanë vrarë 35 persona në afërsi të Damaskut, shumica e të cilëve civilë të çarmatosur.

Ata humbën jetën pasi trupat qeveritare bombarduan dhe më pas bastisën lagjen Jdeidet Artouz, në jug-perëndim të kryeqytetit gjatë së mërkurës, kanë bërë të ditur aktivistët.

Po të mërkurën, një video me pamje që tregonin pushkatimin e katër besnikëve të presidentit Assad nga rebelët në Alepo shkaktoi kritika nga grupet e të drejtave të njeriut.

Mbi 200 mijë persona kaë braktisur Alepon në javët e fundit, thotë OKB, ndërkohë që forcat qeveritare luftojnë për të dëbuar Ushtrinë Çlirimtare Siriane nga qyteti më i madh i vendit.

Rebelët duket se kontrollojnë pjesën dërrmuese të tij, pavarësisht se nga ofensivat qeveritare ata kanë pësuar humbje të shumta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›