E Diel, 1 Nëntor 2026

Siri plani Annan drejt deshtimit

Të paktën 29 persona kanë gjetur vdekjen vetëm ditën e martë në Siri nga përleshjet mes ushtrisë dhe rebelëve në disa qytete, kryesisht në veri të vendit.

Aktivistë të opozitës dhe të tjerë që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut, si dhe vëzhgues të mediave ndërkombëtare, njoftuan se të paktën 23 civilë u vranë nga forcat qeveritare, ndërkohë që 7 ushtarë u vranë në përleshje me forcat rebele në veri-lindje të vendit.

Përleshjet mbërrijnë pikërisht në ditën kur duhet të hynte në fuqi edhe plani prej 6 pikash i të Dërguarit të Posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan për SiriaSiria, asnjë shenjë tërheqjeje Të shtëna në kufi, Turqia kërcënon Sirinë Siri, rëndohet bilanci i viktimave arritjen e paqes. Në planin e ish-sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, plan që edhe vetë Damasku ra dakort, përcaktohet pikërisht data 10 prill si afati i fundit i uljes së armëve nga të gjitha palët ndërluftuese, si nga qeveria ashtu dhe nga opozita.

Megjithatë, Damasku zyrtar ka kërkuar garanci me shkrim nga rebelët e opozitës për të zbatuar këtë plan, ndërsa vetë fraksioni i armatosur i opozitës është shprehur disa herë pro planit Annan, por ka refuzuar të nënshkruajë ndonjë marrëveshje për zbatimin e tij. Kjo pjesë e opozitës kërkon me ngulm largimin e presidentit aktual, Bashar al-Assad.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›