E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri presidenti Al-Assad i adresohet kombit

Presidenti i Sirisë, Bashar al-Assad, do t’i adresohet vendit me një fjalim nga parlamenti më vonë gjatë së dielës, raportuan mediat zyrtare.

Lëvizja vjen ditë pasi Liga Arabe i kërkoi Organizatës së Kombeve të Bashkuara që të ndërhyjë për të ndaluar gjakderdhjen 15-mujore, që vazhdon pavarësisht planit të paqes në fuqi dhe vendosjes së 300 vëzhguesve ndërkombëtarë në vend.

Që prej firmosjes së planit të ndërmjetësuar nga ish-kreu i OKB-së, Kofi Annan, në datën 12 prill, më shumë se 2 300 persona kanë mbetur të vrarë, duke çuar në 13 400 bilancin e viktimave në total.

Një muaj më parë, Assad tha se qeveria e tij ishte në gjendje që të gjente një rrugëzgjidhje për të rikthyer stabilitetin në vend.

”Siria ka qenë në gjendje të përballojë presionet dhe kërcënimet ndër vite dhe do të jetë në gjendje të kalojë edhe këtë krizë, falë fuqisë, përkushtimit, unitetit dhe pavarësisë së popullit sirian”, tha Assad.

Kjo është hera e parë që Presidenti i Sirisë i drejtohet popullit të tij që prej zgjedhjeve të 7 majit, të bojkotuara nga opozita dhe të konsideruara si një farsë nga ndërkombëtarët.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›