E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri rebelet armatosen me arme te reja

Rebelët sirianë njoftojnë se kanë marrë furnizime armësh të reja, gjë që mund të cojë në “ndryshime” sa i pëket luftimeve me forcat qeveritare në luftën civile të vendit.

Duke folur përpara një takimi të grupit të kombeve “Miqtë e Sirisë”, të shtunën, Loyad Meqdad, një zëdhënës i Ushtrisë së Lirë siriane, refuzoi të jepte detaje mbi armët për reporterët, por u mjaftua të thoshte se ato nuk vinin nga Amerika. Shtetet e Bashkuara bënë të ditur javën e kaluar se do të furnizonin rebelët sirianë me “ndihmë të drejtpërdrejtë ushtarake”. Vendimi erdhi pasi Shtëpia e Bardhë tha se kishte prova të mjaftueshme mbi sulmet me SiriaSiria, Putin: SHBA po armatos terroristë Siria dhe Samiti i G8G8, deklaratë e përbashkët për Sirinë armë kimike, në shkallë të vogël, të qeverisë. Presidenti Barack Obama tha se përdorimi i këtyre lloj armëve tejkaloi “vijën e kuqe”, duke ndryshuar linjën e politikës ndaj konfliktit sirian. Meqdad tha për AFP se Ushtria e Lirë siriane ka nisur të shpërndajë armë në vijat e para të luftës. “Kemi marë sasi të mëdha armësh të reja, përfshi disa prej atyre që kemi kërkuar më parë, të cilat besojmë se do të ndryshojnë kursin e luftimeve në fushëbetejë. Armët do të përdoren për një qëllim, vetëm luftë ndaj regjimit të Bashar al-Assad”, tha ai. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›