E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri rebelet marrin nen kontroll bazen ushtarake

Kryengritësit sirianë morën nën kontroll bazën ushtarake “Al Xharrah” në veri te Alepit, pas disa ditësh përleshjesh me ushtrinë. Drejtori i “Observatorit Sirian për të Drejtat e Njeriut”, Rami Abdel Rahman i tha agjensisë së lajmeve AFP, se ata munden te zoterojne avionë luftarake MIG, ndersa në sulmet e tjerë në baza ushtarake kishin shkaktuar vetem deme.

Video amatore e postuar online tregon kryengritesit ne bazën ajrore ushtarake, ku shihen helikoptere dhe avione ushtarake.

Muajin e kaluar, pas nje beteje disa javore me ushtrine kryengritesit moren bazen ushtarake te Taftanazit ne veri-perendim te Sirise; nje pike shume e rendesishme furnizimi; aty ndodheshin helikopteret, qe përdoreshin për leshimin e bombave, ne zonat qe mbahen nën kontrollin e kryengritesve.

Një ditë më parë, kryengritesit ne veri-lindjen moren nën kontroll hidro-centralin e Thauras në Eufrat, në provincën e Rakas, një goditje e fortë për qeverinë. Aty prodhohej energjia per qytetin e Alepit. Eshte nje nga projektet me te medha industriale me ish-Bashkimin Sovjetik, në vitet 1960. Ka nje vlere te madhe simbolike per qeverine; ndodhet ne Liqenin Asad dhe pas hidrocentalit u ndertuar qyteti Thaura, qe do te thote revolucion, nje kujtese per kthimin e Hafez Al Asadit ne pushtet 1963.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›