E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri rikthehen bombardimet ne Homs

Qyteti sirian i Homsit është bërë viktimë e bombardimit më të rëndë që prej fillimit të luftë civile në mars 2011, bënë të ditur burime të aktivistëve ditën e premte.

Sipas raportimit, avionë ushtarakë dhe artilerie e rëndë janë përdorur për të bombarduar lagjen e Khaldijës.

Homsi, i shndërruar në një simbol të rezistencës në fazën e mesme të luftës, prej disa javësh kishte mbetur jashtë vëmendjes, si rrjedhojë e ashpërsimit të luftimeve në dy qendrat kryesore të vendit, Damask dhe Alepo.

Ndërkohë, luftime të ashpra janë duke u regjistruar përsëri në Alepo, teksa forcat e ushtrisë së rregullt po bombardojnë zona të ndryshme SiriaSiri, shpërthime në Alepo, dhjetëra viktimaSiri, vritet drejtuesi i lartë i “Hezbollah”Siria akuzon SHBA-në dhe Turqinë për terrorizëm mbi kryeqytet, në Hama dhe Idlib.

Ashpërsimi i luftimeve në vend vjen pasi Këshilli i Sigurisë në OKB dënoi si agresore Sirinë, pasi predhat e forcat të Assad goditën një qytet turk, ku shkaktuan dëme dhe viktima të shumta.

Si kundërpërgjigje, Parlamenti Turk aprovoi një ligj, i cili i jep leje ushtrisë të zhvillojë operacione brenda Sirisë për një periudhë 1-vjeçare.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›