E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri sulmi ne Tremseh ndaj rebeleve

Sulmet qeveritare në fshatin sirian të Tremseh kanë pasur si objektiv shtëpitë e rebelëve dhe aktivistëve. Këtë gjë e ka bërë të ditur misioni i Kombeve të Bashkuara në Siri.

Në sulmin ndaj fshtatit Tremseh ditën e premte u përdor artileria e rëndë, përfshirë mortajat, dhe rreth 200 persona humbën jetën.

Një zëdhënës i OKB-së theksoi në një komunikatë, pas vizitës së inspektorëve në fshat, se nuk kemi të bëjmë me një masakër civilësh, por janë sulmuar “çerdhet” e rebelëve dhe terroristëve.

Sulmi ndaj Tremseh ka shkaktuar reagimin e komunitetit ndërkombëtar, por qeveria siriane këmbëngul se bëhej fjalë SiriaSiri, vëzhguesit e OKB mbërrijnë në Tremseh Liderët dënojnë vrasjet në Siri Armë kimike në konfliktin sirian për një operacion ushtarak kundër rebelëve.

Qeveria thekson se e ndërmori operacionin pas informatave nga banorët e zonës për një numër të madh rebelësh të armatosur që fshiheshin në Tremseh.

Kofi Annan, i dërguari special për Sirinë, deklaroi se ishte i “shokuar” nga lajmi i këtij sulmi të përgjakshëm, ndërsa sekretari i përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, Ban Ki-Moon, theksoi se ky sulm e rrethon me dyshime përkushtimin për paqe të presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›