E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri talebanet pakistaneze perkrah kryengritesve

Shqetësimi për përfshirjen e grupeve radikale fetare në luftën civile siriane mori përmasa të reja ditën e premte, pasi talebanët pakistanezë shpallën rreshtimin e tyre përkrah forcave kryengritësve që luftojnë presidentin Bashar al-Assad.

Përfaqësues të talebanëve vizituan Sirinë gjatë ditës, për të diskutuar mundësinë e “ngritjes së një baze ku të baxhohet xhihadi”, siç tha një zyrtar i tyre për “BBC”. Përfaqësuesi i talebanëve shtoi se është ngritur struktura që talebanë pakistanezë, ish-luftëtarë afganë dhe vullnetarë nga vendet e Lindjes së Mesme të përfshihen në “luftën e shenjtë”. “Të paktën 12 ekspertë të artit luftarak dhe teknologjisë së informacionit janë dërguar në Siri në dy muajt e SiriaSiri, përçahen kryengritësit Siri, civilët në protestë kundër kryengritësveSHBA i revokon vizën diplomatit sirian fundit”, shtoi ai. Talebanët përfshihen në luftën siriane me qëllim që të mbështesin kryengritësit, që kanë grupuar kryesisht grupe sunite, të cilat luftojnë kundër qeverisë shiite të presidentit Bashar al-Assad. Megjithatë, përfshirja e talebanëve pakistanezë rrit më shumë shqetësimin e vendeve perëndimore për marrjen e një karakteri gjithmonë e më fetar të luftës civile, që i ka kushtuar jetën mbi 100 mijë sirianëve deri tani. Fronti i Al-Nusrës, një grupim radikal i rreshtuar përkrah kryengritësve numëron rreth 15-20 mijë luftëratë në Siri dhe ka ngjallur vazhdimisht shqetësim për Brukselin dhe Uashingtonin, që i konsideron një organizatë terroriste. / Top Channel

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›