E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri tjeter masaker

Një tjetër masakër të pafajshmit u shënua në Siri. Të paktën 36 persona u vranë, mes të cilëve 14 fëmijë pas bombardimeve në periferi të Damaskut.

Përmes një videoje, e cila nuk mund të verifikohet në mënyre të pavarur, shihen dhjetëra gra që qajnë mbi trupat e fëmijëve të tyre në një fushë në Guta-n Lindore, pranë një bazë të Mbrojtjes ajrore ne Muleiha, pak kilometra larg kryeqyteti.

Këto ishin bombardimet më të rënda të muajve të fundit; me avionë dhe predha artilerie, ndërsa në veri të vendit vijon avancimi i forcave opozitare, që javën e kaluar morën nën kontroll edhe një aeroport ushtarak të përdorur nga trupat e regjimit për nisjen e avionëve dhe helikopterëve bombardues.

Siria
“BBC” dokumenton masakrën në Siri
Masakër në Siri, 100 civilë të vdekur
Siri, Rusia mbyll konsullatën në Aleppo

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›